Quajeni Italia e rekordeve! Mancini ka ndërtuar një makineri shkatërruese, axurrët janë të pamposhtur prej vitesh

Italia është kthyer në një forcë shkatërruese për kundërshtarët. Pavarësisht emrave jo shumë të mëdhenjë në skuadër, fqinjët tanë janë duke treguar një formë spektakolare. Në grupin A, italianët kanë siguruar 9 pikë nga 9 të mundshme. Gjithashtu axurrët kanë arritur një rekord fantastik, duke regjistruar 29 ndeshje pa humbje.

Disfata e fundit daton në vitin 2018, ku Italia u mposht 1-0 nga Portugalia në Ligën e Kombeve. Edhe pse luan një lojë të hapur dhe me shumë raste, Italia ka krijuar një mbrojtje të hekurt. Goli i fundit i pësuar nga Italia daton në 14.10.2020, praktikisht kanë 11 ndeshje me rrjeta të paprekura./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online