Thiery Henry vendosi të heqë dorë nga futbolli i luajtur 10 vite më parë, por pavarësisht viteve klasi vazhdon të mbetet në këmbët e tij. Ish-sulmuesi francez është në rolin e ndihmës trajnerit në Kombëtaren e Belgjikës, ku ditën e sotme ka dhënë leksione për yjet e kësaj skuadre.
Megjithëse De Bruyne e Lukaku janë specialistë kur vjen situata për të shënjestruar portën, sërish Henry i tregon se kanë ende për të mësuar. Ish-lojtari francez realizon një gjuajtje perfekte nga seanca e sotme stërvitore, duke e ndalur topin në trekëndësh e duke mrekulluar kështu Lukakun dhe Kevin De Bruyne, të cilët nuk e fshehin faktin se sa të impresionuar mbetën nga ai ekzekutim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Thierry Henry’s still got it ?
…and Lukaku and KDB know it ?
(?: @BelRedDevils)pic.twitter.com/rcUXTtDW9O
— B/R Football (@brfootball) June 20, 2021