Tratativa ishte anonçuar që në maj, për t’u mbyllur vetëm këto ditë. Sulmuesi Pablo Moreno (16 vjeç), është një produktet më të mira të Kanterës së Barcelonës (flitet se ka shënuar më shumë se 200 gola) është një futbollist i ri i Juventusit.
Kontrata e transferimit përfundimtar është depozituar: pra, për talentin Moreno do të nisë së shpejti aventura italiane, sigurisht, fillimisht me ekipin e të rinjve, më pas, ndoshta, direkt në Juventusin B, duke qenë se bardhezinjtë po mendojnë ta regjistrojnë në Lega Pro (Seria C).