Prapaskena “Bonuçi”, darkë me Alegrin dhe kontakte që nëntorin e vitit të shkuar!

Nis të pasurohet historia Bonuçi-Juventus dhe, siç duket, nuk paska qenë një dëshirë që i lindi thjesht tani mbrojtësit dhe kapitenit të Milanit, i cili në postimet e fundit nuk vendos më as Forca Milan dhe asgjë që ka të bëjë me kuqezinjtë në hashtagun e tij…

Në fakt, sipas gazetarit Ivan Xaxaroni, vetëm pak muaj pas firmës me kuqezinjtë, nëntorin e shkuar, Bonuçi shprehu dëshirën të kthehej te Juventusi, teksa familja e tij që prej janarit jeton në Torino. Ai i telefonoi shokëve të tij, Kielini dhe Barzalji, për t’i thënë se sa e kishte marrë malli dhe se sa ishte penduar.

Risultati immagini per bonucci milan

Jo vetëm kaq, por edhe drejtuesit e kishin kuptuar këtë gjë, duke lënë të hapur derën për t’u kthyer. Ndërkohë, këto ditë, në fshehtësi totale, mbrojtësi ka darkuar me trajnerin Alegrin, duke ulur kështu tensionet dhe duke “u pajtuar” pas konfliktit pas finales së Kardifit, në Champions.

Madje, ai është gati të ulë edhe rrogën, 8 mln euro plus bonuse te Milani, duke pranuar edhe 6,5 mln euro te Juventusi. Pikërisht për këtë arsye, agjenti Rizo u takua sot me Paratiçin, drejtorin sportiv të Juventusit, teksa më pas ky i fundit ka takuar Leonardon, drejtorin teknik të Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online