VIDEO/ Juventusi prek fundin në Serie A, e mund edhe Monza e Berluskonit

Juventusi duket se ka hyrë në një rrugë pa krye në Serie A. Bardhezinjtë kanë prekur fundin këtë sezon, ku rezultatet negative po pasojnë nga java në javë. Pas dështimit me PSG-në apo Salernitanën, tashmë vjen edhe humbja e papritur me Monzën.

Një kundërshtar i lehtë në letër nga ku pritej kthesa e “zonjës së vjetër”, por që në fund rezulton një tjetër hap fals për ekipin e Alegrit. Gjërat nisin të shkojnë keq që në minutat e fundit të pjesës së parë, atëherë kur Di Maria bën një gjest tërësisht të panevojshëm dhe largohet me karton të kuq pas goditjes së kundërshtarit me bërryl.

Juventusi ishte pafuqishëm për të marrë tre pikët me një lojtar më pak në fushën e lojës. Monza përfiton nga epërsia numerike dhe në minutën e 74-t gjen rrugën e rrjetës me Gytkjaerin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online