VIDEO/ Fiton vendin e titullarit te Karabaku, Redon Xhixha provon të shënojë me akrobaci

Redon Xhixhës nuk i ka marrë shumë kohë përshtatja në Azerbajxhan. Sulmuesi shqiptar ka fituar  vendin e titullarit në skuadër dhe ditën e sotme e nisi nga minuta e parë kundër Zires, ndaj të cilës skuadra e tij fitoi me rezultatin 0-1. Ish-lojtari i Tiranës ka zhvilluar një paraqitje të mirë, si dhe i është afruar golit të tij të parë me Karabakun.

Në minutën e 52-të të takimit, Xhixha merr një pasim në zonë, ku tenton që me akrobaci të shtyjë topin në rrjetë. Por portieri gjendet në pozicionin e duhur dhe i mohon 24-vjeçarit golin e tij të parë në Azerbajxhan. Megjithëse ka provuar disa herë në ndeshjet që është aktivizuar, Xhixha ende nuk ka festuar në fanellën e Karabakut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online