Ankesat për gjykimin nuk mungojnë as në javët e para të kampionatit italian. Në qendër të vëmendjes për favorizim nga arbitrit është Juventusi, që sot nuk ka shkuar dot më larg se një barazim 1-1 kundër Bolonjës. Por polemika të mëdha ka hapur rasti i dyshimtë i ndodhur në minutën e 71-të.
Bolonja ishte duke udhëhequr takimin dhe po kryente një aksion të rrezikshëm në zonën e Juventusit. Topi dërgohet në qendër të zonës, por një ndërhyrje nga pas e Samuel Ilingut bën që lojtari kundërshtarë të rrëzohet përtokë. Kampi i Bolonjës kërkoi menjëherë 11 metërsh, por gjyqtari la lojën të vazhdonte, duke e konsideruar ndërhyrjen e rregullt. Një vendim i cili ka bërë rrjetin të ziejë, teksa ka sjellë mjaft debate nëse kishim të bënim, apo jo me një penallti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
New season same old Juventus…
P.s. non l’hanno dato il rigore #JuveBologna #SerieA pic.twitter.com/QGghRlxnUf
— frdl (@frdl55) August 27, 2023