Provokoi gjatë ndeshjes, Klopp-i “tallet” me trajnerin e Newcastle-t pas përmbysjes me 10 lojtarë në minutat e fundit

Përballja e sotme mes Newcastle-t dhe Liverpool-it dha emocione të forta për sportdashësit. Bardhezinjtë gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 25 me anë të Gordonit. Si për të mos mjaftuar goli i pësuar, situata e Liverpool-it rëndohet edhe më keq pas daljes me karton të kuq të Van Dijk-ut në minutën e 28.

Gjatë ndeshjes pati edhe një duel në vijën anësore. Klopp ankohet te gjyqtari, ndërsa homologu i tij i bën me shenjë që ta mbyllë gojën. Një veprim për të cilin me siguri do të jetë penduar në fund. Nunez aktivizohet nga stoli dhe shkund rrjetën në minutën e 81-të dhe të 93-të, duke përmbysur rezultatin. Sigurisht që Klopp nuk ka ngurruar të tallet me trajnerin kundërshtar pas fitores, teksa e provokon në të njëjtën mënyrë, duke i bërë me shenjë që të qepë gojën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online