Derbi i Italisë është mbyllur në paqe. Në “San Siro” nuk ka pasur fitues mbrëmjen e sotme, teksa ndeshja është mbyllur në barazim 1-1. Zikaltrit kaluan të parët në avantazh, duke shënuar me anë të Edin Xhekos në minutën e 17. Një predhë e Çalhanoglusë trondit traversën dhe me portën e zbrazët boshnjaku nuk e ka aspak të vështirë të bëjë atë që di të bëjë më mirë.
Rezultati qendroi i pandryshuar deri në momentet e fundit të ndeshjes, por fati nuk ka qenë në krahun e zikaltërve. VAR-i i vjen në ndihmë Juventusit, pasi në minutën e 87 akordon një penallti në favor të Alex Sandors. Dibala tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11 metrave, nga ku e dërgon topin në rrjetë dhe i jep një pikë të vlefshme “zonjës së vjetër”./Halit Deliabashi-Sport Ekspres/
GOAL: 89' Inter 1-1 Juventus (#Dybala)https://t.co/AL51PSlGCc
— Ronald Morgan (@ronaldmorgan_) October 24, 2021
https://twitter.com/CallMeRyuk/status/1452352286965915648