VIDEO/ Juventusi befason mjeshtrit e Europa League-s në minutën e 97, Roma ia del kundër gjermanëve

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League-s. Juventusi ka arritur të marrë një barazim në minutat e fundit të përballjes kundër Seville-s. Këta të fundit kaluan në avantazh në minutën e 27, kur tundën rrjetën me anë të En Nesyri-t. Por mjeshtrit e Europa League-s nuk kanë dalë dot me fitore nga Torino, teksa Gatti i befasoi me një gol në minutën e 97.

Në krahun tjetër, Roma ka fituar minimalisht 1-0 kundër Bayer Leverkusenit. Bove shënoi në minutën e 63-të dhe Mourinho tregon kështu lartësinë e tij në Europë, ku edhe pse me ekip të kufizuar për shkak mungesash, arrin të marrë rezultat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online