“Tirona më tradhëtoi, djali im nuk u bë futbollist se nuk kishte mik”! Rrëfimi i Met Zaltës: Kam lënë djalin me temperaturën 40 dhe kam parë Tiranën në stadium

Muhamet Zalta është një nga ata tifozë të çmendur të Tironës, që jetën e tij e ka lidhur gjithnjë ngushtë me ngjyrat bardheblu. Zalta ka ndjekur çdo herë ndeshjet e klubit të tij të zemrës, dashuri të cilën e ka trashëguar nga familja, nga e cila ka trashëguar edhe barakën e tij në qendër të qytetit, ku shet shaje të klubit kryeqytetas. Në një intervistë për “Real People”me Flori Gjinin në “Euronews Albania, ai ka treguar më teoër rreth dashurisë së tij të pakushtëzuar ndaj bardhebluve, megjithëse është ndjerë i tradhëtuar prej tyre në momentin që djali i tij nuk mundi të bëhej futbollist i Tiranës.

“Kam dy çuna, i kam pasur te Tirana. Klajdin e kam pasur pikë të dobët. Ia kanë bërë me hile. E kam pasur shumë lojtar të mirë. Djalin e kam pasur as. Ishte në vitet 2010. E kisha më të mirin e Tiranës,1.84 m, sulmues i majtë. Nuk u bë për muhabete të tjera. Nuk kisha aq miq sa kishin të tjerët. Futbolli është me super miqësi edhe jashtë shtetit. Këtu më ka ngelur hatri. Shokëve të mi ende i vjen inat. E kisha ëndërr. U mërzita, sepse ma bënë me hile.

Tirona nuk ndryshon kurrë. Ai që e ka Tironën në zemër, e ka në zemër. Tirona është si fe. Tifozët me Tironën më mirë rrinë pa bukë, se sa ta lësh pa Tironën si futboll. Si qytet ka ndryshuar. Kam lënë çunin me temperaturën 40° dhe kam parë Tiranën në stadium. Edhe vetë isha i operuar”, ka treguar Met Zalta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online