VIDEO/ Juventus prek fundin edhe në shtëpi, lojtari i Sasuolos i jep “knock out”-in në minutën e fundit dhe feston si Ronaldo

Juventusi i largohet gjithnjë e më tepër atij ekipi që për gati një dekadë dominoi tërësisht kampionatin italian. Bardhezinjtë prekin fundin edhe në shtëpi, teksa janë mposhtur mbrëmjen e sotme nga ekipi i Sasuolos. Këta të fundit gjetën golin të parët me atë Fratesit në minutën e 44-t.

Në pjesën e dytë “zonja e vjetër” nis të kërkojë më tepër golin, të cilin e arrin në minutën e 76. Dibala hedh një harkim në zonë, që shfrytëzohet më së miri nga Mekeni. Një gol ky që u duk se do të shpëtonte ekipin e Alegrit nga humbja, por nuk ndodhi kështu.

Sasuolo zë në befasi me një kundërsulm në minutën e fundit të kohës shtesë mbrojtjen e bardhezinjve. Ishte Maksime Lopez ai i cili me një parabël kalon topin sipër Sheznit, për të ndalur më pas në rrjetë. E për të shtuar më shumë dhimbjet e bardhezinjve zgjedh të festojë si Ronaldo para syve të tyre. Një humbje që rëndon shumë kjo mbi supet e Juventusit, ndërsa Alegri duhet të gjejë një mënyrë për të kthyer ekipin në shinat e duhura./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1453423860641112066

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online