Revolucioni i ri që do të prezantohet në Kupën e Botës, Venger vazhon të prodhojë ide në FIFA

Bota e futbollit po drejtohet gjithnjë e më tepër drejt teknologjisë. Duke nisur nga “goal line” e deri te sistemi VAR, teknologjia po thotë fjalën e saj për të forcuar drejtësinë në fushën e blertë. Një tjetër revolucion pritet të jetë pjesë e sportit më të përhapur në botë.

Sipas raportimeve të “ESPN”, në Kupën e Botës do të prezantohet një zbulues gjysmë-automatik i pozicioneve jashtë loje. Një sistem gjurmimi optik i prodhuar nga kompania suedeze “ChyronHego” do të mund të dallojë lojtarët në pozicion jashtë loje në çdo moment.

Në këtë mënyrë nuk do të jetë i nevojshëm përdorimi i sistemit VAR në rastet kur dyshohet për gola në pozicion jashtë loje. Gjë kjo që do të sjellë edhe uljen e vonesave për shkak të ndërprerjeve të lojës. Arsen Venger vazhdon të prodhojë ide si kreu i derpartamentit të zhvillimit të FIFA, teksa ishte pikërisht francezi ai që propozoi një teknologji të tillë. Më parë ish-trajneri i Arsenalit hodhi edhe hipotezën e zhvillimit të Kupës së Botës çdo dy vjet së bashku me Kampionatin Europian./Halit Delibashi-Sport Ejspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online