VIDEO | Juve “B” argëtohet me Udinezen, mahnit talenti 19-vjeçar

Juventusi konfirmohet një përbindësh i vërtetë në Serie A, teksa ka shkërmoqur me shifrat 4-1 Udinezen, në një ndeshje, ku në stol ishin lënë emra si Kristiano Ronaldo, Dibala, Manxhukiç, Kielini apo Bonuçi.

Ylli i mbrëmjes ishte padyshim talenti Moise Kin, i cili shënoi dy herë, fillimisht në minutën e 11-të, ku pas një krosimi të Aleks Sandros nga e majta, u vodh bukur në zonë dhe shënoi.

Më pas, sulmuesi shënoi golin e dytë në minutën e 39-të, i gjithi një aksion individual nga vetë ai, i finalizuar në mënyrë perfekte.

Në fraksionin e dytë, kampionët nuk e ulën ritmin dhe në minutën e 67-të golin e gjeti dhe Emre Xhan, me këtë të fundit që u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Pesë minuta më vonë, festë pati edhe për Bles Matuidin, i cili goditi saktë me kokë. Në fund, në minutën e 85-të Lazanja shënoi golin e nderit për miqtë, duke mbyllur gjithçka në 4-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online