VIDEO/ Jurgen Goxha nuk e harron “huqin“ e vjetër, gjen golin e parë në Azerbajxhan

Gabala ka barazuar me shifrat 1-1 kundër Sabail në ndeshjen e sotme të vlefshme për kampionatin azer. Një pikë e marrë nga vendasit, për të cilën ka meritë futbollisti shqiptar, Jurgen Goxha. Ish-lojtari i Bylisit nuk e ka harruar “huqin“ e vjetër dhe është rikthyer sërish te goli, por këtë herë në një tjetër kampionat.

Pavarësisht se luante në rolin e mbrojtësit, Goxha e vendoste shpesh emrin në listën e golashënuesëve për klubin ballshiot. Një gjë të tillë e bën tashmë me Gabalan, ku ka tundur për herë të parë rrjetën. Vetëm 4 minuta i kanë mjaftuar në takimin e sotëm që me një diagonale me të majtën të gjente cepin e portës kundërshtare, duke mposhtur kështu portierin e Sabail./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

Yürgen Qoxan?n vurdu?u qol ??? #gsc #gabalasc #gabsbl #yurgenqoxa

A post shared by Gabala SC (@gabalasc_official) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online