Një çmenduri/ Rivalët nuk i linin të dilnin nga fusha, Ajaksi shënon 13 gola në 90 minuta në “Eredivisie”

Një çmeduri, vetëm kështu mund të quhet ajo çfarë ka ndodhur ditën e sotme në kampionatin holandez. Ajaksi tregon gjithë potencën e vetë dhe arsyen se përse në Holandë konsiderohet një superfuqi. Plot 13 gola kanë shënuar “hakrëtarët” Brenda 90 minutave të ndeshjes.

Një takim ky që nëse do të ishte në dorën e kundërshtarëve të Venlo, do të kishin zgjedhur me dëshirën më të madhe të dilnin nga fusha dhe të shmangnin këtë turp mbrëmjen e sotme. Por rregullar janë rregulla dhe si të tilla duhen respektuar.

Jemi mësuar shpesh të dëgjojmë se klubet gjermane janë të pamëshirshme, por 13 golat e Ajaksit në një ndeshje të vetme e thyejnë edhe mitin e tyre dhe djegin çdo limit të mundshëm, aq më tepër kur bëhet fjalë për një duel në elitën e futbollit holandez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online