VIDEO/ Jurgen Bardhi bën diferencën në Turqi, nuk e ndalin as dy mbrojtësa në zonë për t’i servirur golin shokut të skuadrës

Jurgen Bardhi po përshtatet mjaft mirë me kampionatin turk. Futbollisti 24-vjeçar po tregon se di të bëjë diferencën në Ligën e Dytë të Turqisë, ku përpos tre golave të shënuar, sot ka dhënë edhe asistin e tretë për ekipin e Tuzlasporit. Këta të fundit kanë barazuar me rezultatin 1-1 kundër Erzurumsporit, ndërsa goli i baraspeshës mban si protagonist Bardhin.

Ish-lojtari i Partizanit shërbehet në krahë dhe menjëherë hyn në zonë, ku driblon pa probleme mbrojtësin kundërshtar. Topin nga këmbët nuk arrin tja heqë dot as mbrojtësi i dytë dhe shpejt sheh Yazar të vetëm, të cilit më pas i servir një gol të sigurt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online