“Të sigurojmë sa më shpejt Europën”, Dajsinani: Konkurenca me Sherrin më rrit, të vazhdojmë kështu edhe pas pushimeve

Laçi po kalon një formë mjaft të mirë nën drejtimin e Mirel Josës dhe me fitoren e sotme kundër Kastriotit shkojnë në vendin e tretë me vetëm tre pikë më pak se kreu. Në një prononcim për “Sport Magazine” të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe që transmetohet në “Ora News”, portieri i kurbinasve ka treguar arsyet e ecurisë pozitive. Mario Dajsinani ka folur edhe për konkurencën me Sherrin, gjë të cilën e konsideron të shëndetshme dhe që i rrit të dyja palët.

“Ishte ndeshje e vështirë. Më e rëndësishmja ishte që morëm tre pikët dhe mbajtëm rezultatet pozitive që kishim. Sekreti për golat e pakët të pësuar? Me ndihmën e çunave të ekipit, që ta bëjnë punën më të lehtë. Por edhe kam punuar shumë që të arrij performanca të mira. Objektivi është të sigurojmë sa më shpejt Europën, por edhe ti marrim ndeshjet një e nga një dhe të jemi me këmbë në tokë. Pastaj duke parë, duke bërë.

Qetësia që na ka dhënë profesori gjatë lojës ka qenë efikase dhe i ka ndihmuar shumë çunat të jenë sa më të qetë në lojë dhe të japin më të mirën e tyre. Konkurenca të rrit dhe marrëdhënia me Alenin është shumë e mirë. Si ditën e parë që kam ardhur e deri tani është njësoj. Konkurrenca të rrit dhe gjithsecili punon për veten e vetë. Objektivi i parë është të bëj performanca sa më të mira. Pastaj duke parë duke bërë, është shumë herët.

Besoj që Laçi mund të shkojë shumë lart, duke parë performancat që kemi bërë kohët e fundit. Shpresoj të arrijmë sa më lartë. Grupin e kemi, mundësitë i kemi. Për momentin ndodhemi tre pikë larg kreut. Shpresoj që këtë ecuri ta vazhdojmë edhe pas pushimeve”, ka thënë Mario Dajsinani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online