VIDEO/ “Ju gënjeva, kjo nuk ishte finalja“! Fjalimi i Ançelotit pas fitores 4-0 ndaj Barçës, bën që lojtarët e Realit të shpërthejnë në festë

Reali i Madridit mori një fitore spektakolare mbrëmjen e djeshme, duke siguruar kualifikimin për në finalen e Kupës së Mbretit. Kënaqësia ishe edhe më e madhe për “los blancos“ për faktin se kundërshtari që mposhtën me rezultatin e thellë 4-0 ishe Barcelona.

Pas përfundimit të ndeshjes, Karlo Ançeloti ka mbajtur një fjalim të shkurtër në dhomën e zhveshjes. Trajneri italian nuk e fsheh krenarinë që ndjen për skuadrën e tij, por nga ana tjetër nuk mungojnë as batutat. Në fund Ançeloti bën që lojtarët të shpërthejnë në festë, teksa si shpërblim për fitoren i jep një ditë pushim skuadrës.

“Krenar që pashë një ndeshje të tillë. Ju thashë një gënjeshtër, kjo nuk ishte finalja. Ishte gjysmëfinalja. Finalen na duhet ta luajmë. Së treti, dëgjoni mirë, ditë pushimi nesër (sot)“, ka thënë Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online