Mban shiritin e kapitenit dhe arrin finalen për të 5-tën herë radhazi, trajneri për sulmuesin shqiptar: Është i rëndësishëm për ne

Ekipi U19 i Fiorentinës ka siguruar përsëri finalen e Kupës së Italisë. “Vjollcët“ kanë mposhtur me rezultatin 3-2 bashkëmoshatarët e Xhenoas, duke vendosur kështu një rekord. Është hera e pestë radhazi që Fiorentina Primavera shkon në finale të këtij kompeticioni.

Titullar në këtë sfidë ishte edhe Eljon Toçi, i cili mban shiritin e kapitenit për skuadrën nga Firence. Pas kualifikimit për në finale, trajneri Akuilani ka dhënë një prononcim për “SportItalia”-n, ku ka vlerësuar kontributin e sulmuesit shqiptar për ekipin  tij.

“Ka bërë një lojë të mirë, mund të kishte shfrytëzuar më mirë mundësitë e tjera për të mbyllur ndeshjen. Ai punon shumë, është i rëndësishëm për ne dhe luajti një ndeshje të mirë”, ka thënë Alberto Akuilani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online