VIDEO/ Jorgji mendon për vuajtjen e Teutës dhe nuk jep minuta shtesë, Vllaznia e shkatërron me 4 gola

Vllaznia është kthyer te fitorja pas shumë luhatjeve në ndeshjet e fundit. Shkodranët fituan në shifrat 4-0 ndaj Teutës së Martinit, me këta të fundit që vinin nga një formë e mirë. Goli i parë erdhi nga Esin Hakaj në minutën e 21 që nuk festoi për shkak se ka qenë më herët pjesë e Teutës. Më pas ishte një penallti e kthyer në gol nga Kaina në minutën e 37 që dyfishoi shifrat, me sulmuesin që festoi me shqiponjë.

Një tjetër penallti do të akordohej për shkodranët në minutën e 72, ku këtë herë ishte Hoxhaj që shënoi. Kotobelli do të ndërhynte me stilin kung-fu ndaj Alivodës për ta lënë me 10 lojtarë Teutën në minutën e 77 dhe për t’ia vështirësuar punën. Kur pritej fundi i takimit, Kaina jep edhe goditjen e fundit për t’i dërguar shifrat në 4-0. Enea Jorgji mendon për t’i dhënë fund vuajtjeve të durrsakëve duke vërshëllyer fundin e takimit, pa akorduar minuta shtesë. /Sport Ekspres/

 

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juric, Jonuzi, Da Silva, Boshnjaku, Mala, Hakaj, Alivoda, Smajli, Hoxha.

Teuta: Qirko, Jazxhi, Beqja, Hebaj, L.Vila, Karabeci, Kotobelli, Gjinollari, Marku, Kuro, E.Vila

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online