Zyrtare/ Do të luajë me Shqipërinë në ndeshjen e parë, Polonia mbetet pa trajner dhe largon njeriun që e pagëzoi Ernest Muçin si Mesi

Czeslaë Michniewicz ishte trajneri që e drejtoi Poloninë në Botërorin e Katarit. Ky teknik ka qenë më herët te Legia e Varshavës dhe emrin e tij e njohin mirë tifozët shqiptarë, pasi do ta krahasonte Ernest Muçin me Mesin. Megjithëse arriti ta kalonte Poloninë në fazën me eliminim direkt, në Federatën Polake të Futbollit nuk u bindën aspak nga loja e zhvilluar.

Për këtë arsye u vendos që kontrata të mos rinovohej dhe pas skadimit të saj, Federata do të zyrtarizonte largimin e tij. Ashtu si edhe Shqipëria, Polonia mbetet në kërkim të trajnerit të ri, ndërsa ndeshja e parë në kualifikueset e Europianit do të jetë mes këtyre Kombëtareve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online