Anglia mposhti Kamerunin 3-0 në çerekfinalet e Kupës së Botës për femra, duke siguruar një biletë për një gjysmëfinale.
Asnjë shans për vajzat afrikane kundër homologeve ishullore. Anglia e dominoi ndeshjen, ndërsa Kameruni nuk e përballoi mirë presionin e kësaj ndeshje.
Një lojtare e ekipit afrikan shfryu nervat kundër gjyqtares kryesore në një moment duke e shtyrë atë. Në mënyrë tepër të çuditshme dhe për fatin e saj, kryesorja e ndeshjes nuk e ndëshkoi.
Më keq ndodhi më pas. “Viktima” kësaj radhe ishte një lojtare e Anglisë. Një lojtare e Kamerunit i pështyu në dorë, duke bërë një gjest të turpshëm, aq më tepër për futbollin e femrave. Përveç eliminimit, Kameruni mund të marrë disa gjoba dhe dënime të mira pas pamjeve të ofruara.