VIDEO/ Jashanica është një shembull! Gjen golin pas dënimit dy vjeçar, Skënderbeu lë mbijetesën

Bajram Jashanica është padyshim një shembull që duhet marrë, ku pavarësisht vështirësive që vijnë në jetë, asnjëherë nuk duhet të dorëzohesh. Dy vite jashtë duhej të qendronte ky mbrojtës, që shënoi në Korçë ndaj Luftëtarit dhe me shiritin e kapitenit në krahë.

Me rezultatin 2-0 ka arritur që të fitojë Skënderbeu ndaj bluzinjve, duke lënë kështu vendet e fundit të renditjes ku diskutohej mbijetesa. Ekipi i Dajës është më i sigurt në tabelë dhe sheh më shumë nga Europa sa i përket renditjes. Ndërkohë në pjesën e parë ishte Mensah që zhbllokoi takimin, përpara se Jashanica të kthente qetësinë te korçarët. /Sport Ekspres/

Skënderbeu do të presë Luftëtarin ditën e sotme për të mbyllur javën e 25-të të Superiores. Korçarët synojnë sërsih tre pikët për të vijuar formën pozitive të javëve të fundit. Ndërkaq Luftëtari e sheh vetën në vendin e parafundit me vetëm 3 pikë më tepër se Flamurtari dhe mbijetesa sa vjen e bëhet edhe më e vështirë.

Trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare me të cilat do të zbresin në fushë. Jashanica ka fituar sërish vendin e titullarit në mbrojtje, ndërsa Daja ka zgjedhur Gripshin për të zënë vendin e sulmuesit Krasniqi. Në krahun tjetër Novi bën ndryshime në portë, ku këtë herë i beson Shalës./Sport Ekspres/

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Jashanica, Imami, Daja, Dita, Mara, Gripshi, Bregu, Mensah

Luftëtari: Shala, Lala, Dragoshi, Duka, Isufi, Açka, Hyseni, Lika, Dushkaj, Çela, Mehmetllari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online