Intervistat/ “Ju nuk e kuptoni dot”, Egbo flet pas fitores: A ka pasur Zot para te Tirana? Shihni emrin tim…

Ka përfunduar edhe java e 25 e Superiores, ku ditën e sotme kanë zbritur në fushë të gjitha ekipet. Partizani nuk e ka kaluar dot atë humbje kundër Tiranës në derbi javën e shkuar, teksa është mposhtur nga Teuta në “Selman Stërmasi” me rezultatin 0-1. Skënderbeu ka fituar bindshëm 2-0 kundër Luftëtarit, ndërsa Tirana vijon rrugën e qetë në krye teksa ka fituar në 0-2 ndaj Flamurtarit.

Ndërkohë Shehi nuk ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa Kukësi i tij është ndalur në një barazim 0-0 me Vllazninë. Më poshtë keni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Egbo (Tirana): “Në fazën ky është kampionati hyn më shumë në punë 3 pikëshi sesa loja e bukur. E kam menduar se mund të shkonte kështu sot pasi vinim nga Partizani dhe Kukësi, nuk mund të prentendohej një lojë më e mirë. Lojtarët kanë lodhje dhe kanë qenë edhe me gjendje gripale. Kukësi? Nuk më intereson rezultati i kundërshtarit. I kam thënë Halilit para ndeshjes që duhej të tregonte veten duke parë mungesat. Nuk ka nevojë që ne të hyjmë në aventura, lojtarët e kanë të qartë se duhet të kërkojnë vetëm fitoren. Karabeci nuk mund të futej nga minuta e parë se e tillë ishte skema dhe duhej ta niste Sidibe dhe Batha. Unë mendoj për të mirën e ekipit. A ka pasur Zot më parë te Tirana? Ju nuk e kuptoni dot edhe po t’jua them unë. Quhem Emanuel dhe do të thotë Zoti është me ne, jam tjetër trajneri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online