Nuk ishte debutimi që Shehi dëshironte, Kukësi i largohet edhe më shumë Tiranës

Kukësi nuk ka shkuar më shumë se barazimi në javën e 25 të Superiores. Orges Shehi e nis me vetëm një pikë aventurën e tij në krye të verilindorëve, që e mbyllën takimin me Vllazninë në një barazim pa gola. Ndeshja ka përfunduar me rrjeta të paprekura, teksa asnjë ekip nuk e ka provuar shijen e golit.

Ky rezultat kënaq më shumë Tiranën që tashmë thellon diferencën në +6 pikë me Kukësin e vendit të dytë. Megjithëse Gjici e bëri të qartë se objektivi i vetëm është titulli kampion, Shehi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë rrugën drejt këtij synimi. Gjithsesi kjo ishte vetëm ndeshja e parë në krye të pankinës verilindore për të dhe ndoshta në javët në vijim do të jetë ambientuar më mirë me klubin dhe të arrijë rezultatet e kërkuara.

Ndërkohë, Vllaznia mbetet sërish në të njëjtat pozita, teksa pika e marrë sot kundër Kukësit nuk ka ndikuar në ndryshimin e klasifikimit për ta./Sport Ekspres/

Kukësi: Xhika, Maliqi, Obanor, Teqja, Kotobelli, Lulaj, Limaj, Musta, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj.

Vllaznia: Efremov, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Krymi, Gurishta, Hygor, Lika, Sidorenco, S. Junior

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online