VIDEO/ Januzaj rrëmben skenën në La Liga, driblim spektakolar në zonë dhe asist në fitoren për vendin e parë

Adnan Januzaj ka marrë skenën në La Liga për këtë javë. Futbollisti shqiptar ka qenë protagonist në fitoren e sotme të Real Sosiedadit, që ka ka mposhtur me shifrat minimale 0-1 ekipin e Kadizit në transfertë. Tre pikë që i japin skuadrës bardheblu vendin e parë në renditje dhe meritë këtu ka edhe Januzaj.

Ish-futbollisti i Mançester Junajtid ka treguar klas në zonë më një driblim spektakolar, që në fund mungoi vetëm finalizimi për të realizuar një gol perfekt. Këtë driblim e ka shpërndarë në faqen zyrtare edhe vete La Liga. Megjithatë, pavarësisht se nuk e gjeti dot vetë rrugën e rrjetës, shërbeu një top fantastik për shokun e tij të skuadrës, Aleksandër Isak, i cili shënon golin e vetëm të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/fc__tikitaka/status/1330556235570159619

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online