VIDEO/ Italia nis të bëjë Italinë! Kualifikim mes vuajtjesh dhe emocionesh për axurrët, Austria i tregon vështirësitë e para

Nuk kanë mjaftuar 90 minuta për të zgjidhur ndeshjen e some mes Italisë dhe Austrisë. Dueli për të përcaktuar skuadrën çerekfinaliste është vendosur në kohën shtesë, atëherë kur axurrët kanë tundur dy herë rrjetën kundërshtare. Italia nis të bëjë Italinë që të gjithë jemi mësuar të shohim ndër vite.

Ajo lojë e bukur që pamë gjatë fazës së grupeve u zbeh disi gjatë kohës së rregullt dhe në memorie të kthehej ajo skuadër e mëparshme kur i arrinte rezultatet mes vuajtjesh. Austria i kishte marrë masat e duhura kundër ekipit të Mançinit, të cilit i tregon vështirësitë e para që e presin në këtë fazë delikate ku gabimet nuk tolerohen.

Megjithatë trajneri italian ka ditur të lexojë ndeshjen dhe zëvendësimet e tij rezultojnë të goditura. Madje kualifikimi erdhi pikërisht prej tyre. Fillimisht Kieza dhe më pas Pesina i dhanë një kualifikim mes emocionesh dhe vuajtjesh axurrëve, të cilët ndjenë frikën e penalltive pas golit të shënuar nga austriakët nga një goditje nga këndi. Por mbrojtja italiane u sigurua që ndeshja të mos kishte gola të tjerë për Austrinë në 7 minutat e mbetura, duke prerë kështu biletën për në çerekfinale pas fitores 2-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/FutLevi/status/1408896816645562368

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online