Italia është kthyer përsëri në majat më të larta të futbollit ndërkombëtar. Një skuadër që nuk ka në përbërjen e tij emra të mëdhenj, por ka lojtarë të rinj e të talentuar e një grup që duket se mund të shkojë larg. Axurrët trembin në prag të fillimit të Europianit me fitoret e arritura.
Pas goleadës 7-0 kundër San Marinos një tjetër rezultati i thellë vjen për Italinë, por këtë herë përballë një Kombëtareje shumë herë më cilësore. Ekipi i Mançinit ka shkatërruar 4-0 Çekinë, i cili është edhe kundërshtari Shqipërisë pas miqësores së nesërme me Uellsin. Siparin e golave e ngriti Imobile në minutën e 23-të, ndërsa më pas në listën e golashënuesve do të përfshiheshin edhe Barela, Insinje dhe Berardi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/endrelub/status/1400916196543844353