VIDEO/ Islanda bën 3 gola me Izraelin, fituesi i vetëm është… Shqipëria

Islanda dhe Izraeli janë ndarë përsëri në një barazim 2-2. Skuadrat kanë zhvilluar një lojë të hapur që ka prodhuar edhe gola, por në fund fites nxjerrin vetëm… Shqipërinë. Rezultati i sotëm i shkon për shtat Kombëtares kuqezi, pasi ruan ende shpresat për të marrë vendin e parë në grup. Një objekt i arritshëm në rast se fitohen të dyja ndeshjet në muajin shtator.

Thorsteinson kaloi i pari në avantazh Islandën, teksa pas një ekzekutimi perfekt të një rivënieje anësore, e ndal bukur topin në rrjetë me një gjuajtje me kokë. Izraelitët përpiqen të kundërpërgjigjen, ndërsa në minutën e 35 arrijnë barazimin falë një autogoli të Gretarsonit.  Helgason i jep përsëri epërsinë ishullorëve në minutën 60 të lojës, por vetëm 5 minuta më pas Peretz kthen përsëri baraspeshën. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online