VIDEO/ Kroacisë i mjaftojnë 5 minuta për ta mundur, Franca nuk njeh ende fitoren dhe rrezikon rënien në Ligën B

Kombëtarja e Francës po zhvillon një edicion mjaft negativ në Ligën e Kombeve. “Gjelat” nuk kanë marrë ende fitoren e parë në këtë kompeticion, ku deri më tani kanë zhvilluar 4 ndeshje. Trikolorët janë mposhtur sot me rezultatin minimal 1-0 nga Kroacia. Këtyre të fundit u kanë mjaftuar vetëm 5 minuta për ti mundur. Pas një kontakti në zonë, arbitri akordoi 11 metërsh, të cilin e shndërroi me sukses në gol Luka Modriç në minutën e 5 të takimit.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit dhe Kroacia mori kështu tre pikët e radhës që e dërgojnë në vendin e dytë në grup. Ndërkohë Franca mban vendin e fundit në renditje, me 2 pikë të grumbulluara, duke rrezikuar edhe rënien në Ligën B për edicionin pasardhës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online