VIDEO/ Më në fund pak buzëqeshje për De Biazin, merr fitoren e parë në ndeshje zyrtare pas dy viteve

Xhani De Biazi ka kaluar një periudhë të vështirë në stolin e Kombëtares së Azerbajxhanit. Këta të fundit janë mbuluar nga rezultatet negative, por ditën e sotme ia kanë dalë që të shfaqin pak buzëqeshje në fytyrën e trajnerit italian. Ekipi kombëtar azer ka fituar me rezultatin 2-1 kundër Bjellorusisë. Vendimtar në këtë takim ishte Mahir Emreli. Ish-shoku i ekipit të Ernest Muçit te Legia realizoi një gol të mrekullueshëm nga distanca në minutën e 76, ndërsa në të  93-tën jep asistin për Shejdaevin, duke përmbysur kështu takimin.

Kjo është fitorja e parë në gati dy vite që De Biazi merr me Azerbajxhanin në një ndeshje zyrtare. Fitorja e fundit në një përballje zyrtare daton më 8 shtator të vitit 2020, kur mposhtën Qipron në transfertë. Gjithashtu Azerbajxhani ka mposhtur Bjellorisinë qershorin e një viti më parë, por bëhet fjalë për një ndeshje miqësore të zhvilluar mes tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online