VIDEO/ Ishte hakmarrje! Rudiger e pranon se nuk e kapërdiu talljen e lojtarëve të Leicester: Historia jonë më e madhe se ju

Në fundin e ndeshjes së kampionatit mes Chelsea-t dhe Leicester që u mbyll në shifrat 2-1 pati edhe përplasje mes lojtarëve. Grindja erdhi jo vetëm nga emocioni dhe rëndësia e këtij 90 minutëshi pasi fituesi do të siguronte përfundimisht vendin në “Champions League”.

Pak ditë më parë kjo ndeshje u luajt për trofeun e “FA CUP”, ku Leicester fitoi në shifrat 0-1. Lojtarët e Leicester e kaluan cakun me festën e fitores duke vërvitur tej stemën e Chelsea. Kjo nuk mund të kapërdihej nga lojtarët e skuadrës së Tuchel, ndërsa Rudiger është i lumtur që hakmarrja erdhi në kampionat.

“Dëshironim t’u tregonim vendin dhe për fat të keq disa njerëz nuk dinë si të festojnë. Duhej t’i ndëshkonim për këtë gjë. Pasi kemi humbur finalen kemi biseduar me njëri-tjetrin. Festa e tyre na dha më shumë motivim. Urime për Leicesterin që fitoi Kupën, festuan dhe ndodhi ajo që ndodhi. Por respektojeni pak historinë e klubit tonë se është pak më e madhe se ju”, tha Rudiger. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online