Një ngjarje e pahijshme ka ndodhur në Rusi. Protagonist këtu ishte ish-kapiteni i kësaj Kombëtareje, Roman Shirokov. Episodi ka zënë vend në një ndeshje të futbollit amator, ku ish-lojtari i Zenitit ka ushtruar dhunë ndaj gjyqtarit të ndeshjes. Një penallti e padhënë në favor të Shirokov ka ndezur një debat mes tyre. Arbitri Donchenko i ka treguar futbollistit kartonin e kuq, ndërsa ky i fundit ka kaluar menjëherë në dhunë.
Grusht në fytyrë dhe më pas shkelma në momentin kur gjyatari gjendej përtokë, kanë bërë që Donchenko të përfundonte më pas në spital. Plot 4 orë ka kaluar ky i fundit nën kujdesin e mjekëve, duke qepur plagët e marra nga goditjet. Ndërkohë Shirokov është larguar nga televizioni “MatchTV”, ku kishte rolin e analistit dhe ekspertit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Here's what former Russia star Roman Shirokov did to a referee in the yesterday's amateur league match after not being awarded a penalty he thought he earned. pic.twitter.com/tkSGHVBNo0
— Artur Petrosyan (@arturpetrosyan) August 11, 2020