Ndihmësi i Rejas beson te kualifikimi i Atalantës, vlerëson Gjimshitin: Është një pikë fikse

0

Serxho Porrini, i cili është krahu i djathtë i Edi Rejas në pankinën e Kombëtares shqiptare, beson se Atalnata mund ta kalojë PSG-në në Champions League. Sipas tij mungesa e Mbapesë është thelbësore dhe kushtëzon së tepërmi francezët. Më tej Porrini vlerëson edhe mbojtësin shqiptar, Berat Gjimshitin, për të cilin shprehet se është një pikë e qendrueshme te bergamaskët.

“Gjimshiti është rritur psikologjikisht. Ka fituar vëmendje, vetëbesim. Është diçka shumë e mirë. Është një pikë fikse. Nëse do të isha ende një futbollist, do më pëlqente të më stërviste Gasperini. Me të gjithmonë përmirësohesh“, ka thënë Serxho Porrini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.