Milani ishte një nga 3 ekipet italiane që dëshironte të ishte pjesë e Superligës Europiane, ku do të luanin vetëm klubet me më tepër histori në Kontinentin e Vjetër. Por vetëm lavdia e ngritur mbi historinë nuk mjafton. Si për ironi të fatit, kuqezinjtë janë mposhtur nga Sasuolo e vendit të 8. Ekip ky i drejtuar nga trajneri De Zerbi që ngriti fuqishëm zërin e tij në konferencën për shtyp përpara takimit, ku madje bëri të qartë se dëshira e tij ishte të mos luante kundër Milanit për shkak të pjesëmarrjes së tyre në Superligë.
Megjithatë leksionin e ka dhënë në fushën e lojës. “Djajtë” kalojnë të parët në avantazh me një finalizim për notën 10 nga Çalhanoglu, por në pjesën e dytë miqtë përmbysin gjithçka. Raspadori kthen shifrat në favor të Sasuolos me dopietën e tij (76’, 83’), duke dalë kështu me tre pikë të plota nga “San Siro”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#SerieA | ¡Se complico! ?
Giacomo Raspadori con un gran movimiento para sacarse al defensa de arriba y con tiro cruzado da vuelta el partido para Sassuolo ante Milan.
Milan 1 – 2 Sassuolo https://t.co/qcVnm0yWLz
— En el VAR (@EnElVar) April 21, 2021