VIDEO/ Ironia e fatit! Njëherë me rroveshatë e tjetrën nga distanca, arbitri i heq 2 golat e karrierës Andy Carrol në 1 mbrëmje

Andy Carroll ka qenë lojtari më i pafatë mbrëmjen e djeshme. Si për të mos mjaftuar humbja e thellë 7-0 kundër Fulham-it, fati do të tregohej ironik me të. Sulmuesi anglez ka tundur dy herë rrjetën kundërshtare duke shënuar 2 nga golat më të bukur të gjithë karrierës së tij si futbollist.

Por festën ka qenë arbitri ai që ia ka prishur, madje jo njëherë, por dy herë. Fillimisht Carroll shfrytëzon një top të hedhur në zonë dhe me një roveshatë e ndal topin në rrjetë. Por nuk ka vonuar shumë dhe anësori ka ngritur lart flamurin që mban në dorë.

Ish-futbollisti i Liverpool-it do të shënonte edhe një herë tjetër në portën e Fulham-it, teksa nga një distancë e largët shkarkon të majtën e tij dhe e dërgon topin në trekëndësh. Megjithatë edhe këtë herë gjyqtari ngre lart flamurin, pasi Carroll mori zotërimin e sferës nga një pozicion jashtë loje./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online