Armand Duka ka njoftuar sot mbi punimet që po kryen për fushën stërvitorr në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të FSHF-së në Kamëz. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije përmes llogarisë së tij zyrtare në “Facebook” do të jetë së shpejti në dispozicion të fëmijëve. Duka gjithashtu shton se ky investim është vetëm një pjesë e projektit, që shtrihet në disa qytete të vendit si Shkodër, Lezhë, Lushnje, Fier, Rroskovec dhe Berat.
“Një tjetër fushë i shtohet Qarkut Sportiv Tiranë! Po shkon drejt përfundimit fusha e re stërvitore në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të FSHF në Kamëz. Një investim i rëndësishëm që pasuron infrastrukturën e futbollit dhe do të shtojë kapacitetet pritëse për ekipet tona kombëtare. Shumë shpejt këtë fushë do ta gëzojnë fëmijët dhe të rinjtë që aspirojnë të bëhen futbollistë në të ardhmen.
Në fakt, kjo është vetëm një nga investimet e fundit, teksa FSHF po punon njëkohësisht në Shkodër, Lezhë, Lushnje, Fier, Roskovec e Berat duke ndërtuar fusha të reja, që shumë shpejt do të jenë në dispozicion të të rinjve dhe të rejave. Infrastruktura është prioritet dhe një hallkë tejet e rëndësishme në misionin tonë për zhvillimin e futbollit”, ka shkruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/