VIDEO/ Intervista epike që nuk duhet humbur, tifozi që i “mbylli karrierën” polakut: Lewandowski do të hajë kallamin në Shqipëri

Përpara ndeshjes së Shqipërisë dhe Polonisë, kemi nevojë edhe për të hequr pak tensionet e kësaj përballje që me siguri do të na dhurojë emocione që nuk i kemi përjetuar kurrë më parë. Zgjidhja? Le të kthehemi pak pas në kohë, para se Shqipëria të luante me San Marinon.

Altin Sulçe, pjesë e “Ora News”, zgjodhi që të intervistojë disa tifozë gjatë rrugëtimit të tyre për në “Elbasan Arena”. Ndërkohë një prej tyre ka marrë gjithë vëmendjen dhe është kthyer në më të ndjekurin e rrjeteve sociale, pasi do t’i “mbyllte karrierën” Leëandoësk-it me pak fjalë:

“Ne do të kualifikohemi, do të ikim në Katar. Ai Lewandowski, këtu do të hajë kallamin…”, tha tifozi. Gjithëkush qeshi, por e vërteta është se fati i polakut varet në tokën shqiptare. Nëse Polonia do të humbas në Shqipëri, Lewandowski-t do t’i ikte nga duart Botërori i fundit në momentin e tij më produktiv, pasi në të radhës, do të jetë 37-vjeç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online