Ekskluzive/ “Tani e kuptoj pse Broja luan në Premier League“, gazetari hungarez: Ju luani me zemër të madhe, ju dua në vendin e dytë

Shqipëria mban ende gjallë shpresat për një vend në “play off”-in e Kupës së Botës. Ajo fitore e marrë në Budapest përpos 3 pikëshit mbart një vlerë edhe më të madhe, rritjen e vetëbesimit te lojtarët dhe shtimin e motivimit përballë Polonisë në një “Air Albania” të stërmbushur me tifozë. Shqipëria e meritoi atë fitore dhe i këtij mendimi është edhe gazetari hungarez, Balasz Dajka.

Gazetari i “24.hu” shprehet në një prononcim për “Sport Ekspres” se kuqezinjtë e Rejës treguan pikën e dobët të Kombëtares së tij. I pyetur në lidhje me heroin e asaj sfide, Armando Brojën, Dajka nuk i kursen superlativat. Në fund gazetari hungarez shpreh dëshirën e tij që Shqipëria ta mbyllë grupin I në vendin e dytë për të prekur kështu për të parën herë në histori fazën “play off” të një Kupe Bote.

“Shqipëria e meritoi fitoren. Ndeshja tregoi pikën e dobët që ka Hungaria. Ne nuk kemi lojtarë kualitativ dhe jemi në të njëjtën situatë si kemi qenë në 2016. Europiani ishte një ëndërr ku të gjithë lojtarët dhanë 110% nga vetja. Dhe tani ne kthehemi në realitet pas dy ndeshjeve me Shqipërinë dhe vuajtjes me Andorrën.

Armando Broja? Tani po e shoh dhe po e kuptoj se përse luan në Premier League. Goli ishte një cilësi e jashtëzakonshme individuale. Do të doja Shqipërinë që të merrte vendin e dytë para Polonisë. Ju luani me zemër të madhe, më pëlqeni. Ndoshta kështu mund ta arrini Poloninë që t’ju shohim për herë të parë në Botëror”, ka thënë Balasz Dajka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online