Kupa e Italisë ka njohur sot gjysmëfinalistin e parë. Interi ka mposhtur minimalisht 1-0 Atalantën dhe pret i pari biletën për 4 më të mirët e këtij kompeticioni. Goli i parë i këtoj takimi u shënua në minutën e 57 dhe mban autorësinë e Darmianit. Ky i fundit shfrytëzoi një asist të Lautaro Martinezit për të ndëshkuar bergamaskët dhe për t’i dhënë më pas fitoren ekipit të tij.
Berat Gjimshiti ishte titullar në këtë përballje, ku u ngrit sërish në nivelin e dikurshëm. Mbrojtësi shqiptar bëri një paraqitje pozitive në prapavijë, megjithëse nuk mundi dot të kualifikohet më tej. “Derbin“ mes shqiptarëve e fitoi Kristjan Asllani, i cili u aktivizua nga Inzagi në minutën e 72-të të ndeshjes. Tashmë Interi pret fituesin e duelit Lacio-Juventus për të mësuar se cili do të jetë rivali i tyre në gjysmëfinale të Kupës së Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Matteo Darmian ? pic.twitter.com/DZ9CNjn72E
— Alessandro (@90ordnasselA) January 31, 2023