VIDEO/ Interi nuk e diskuton fitoren me Lacion, shkon në finalen e Superkupës së Italisë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Inter-Napoli do të jetë finalja e Superkupës së Italisë. Zikaltrit nuk e kanë vënë në diskutim fitoren mbrëmjen e sotme. Simone Inzagi ka eliminuar ish-ekipin e tij, Lacion. Interi ka fituar me shifrat e pastra 3-0. Markus Turami zhbllokoi rezultatin në minutën e 17 të takimit, ndërsa në të 50-n ishte Çalhanogluja ai që dyfishoi rezultatin.

Lautaro Martinezi fitoi një 11 metërsh, të cilin mesfushori turk e shndërroi në gol. Goli i tretë u shënua në minutën e 87 dhe mban autorësinë e Fratezit. Në fushë u aktivizuan nga stoli edhe dy lojtarët shqiptarë, Asllani (81‘) për Interin dhe Hysaj (83‘) për Lacion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *