“Nuk do vija fare te Brentfordi nëse e dija se do rrija në stol“! Strakosha ua bën të qartë: Kam para Europianin me Shqipërinë…

Tomas Strakosha shkëlqeu në ndeshjen e fundit me Brentfordit. Pas një sezoni të kaluar në stol, portieri shqiptar mori më në fund hapësirën e tij dhe e shfrytëzoi më së miri. Pas kësaj paraqitjeje pozitive, Strakosha ua ka bërë të qartë drejtuesëve të Brentfordit se dëshiron të luajë në pjesën e mbetur të sezonit. Në një prononcim për Alessandro Schiavone-n, 28-vjeçari u shpreh se nuk do të kishte qendruar te skuadra angleze nëse e dinte se do të qendronte në stol. Strakosha ka përpara Europanin me Shqipërinë dhe i nevojiten me patjetër minutat.

“Në kokën time e di se sa i mirë jam. Jam i fortë dhe e di se çfarë kam arritur në karrierën time. Tani duhet të rizbuloj ritmin tim dhe të gjej dikë që beson te unë. Brentfordi? Nuk do të kisha ardhur nëse do e dija që do të ishte numri 2. Kisha pritshmëri të tjera për këtë sezon. E ardhmja? Duhet të gjejmë një zgjidhje. Është Europiani në qershor dhe duhet të luaj”, ka thënë Tomas Strakosha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online