VIDEO/ Interi në rrugën e titullit, merr tre pikët falë Lukakut dhe nis shkëputjen nga Milani

Pas një dekade ëndrra e tifozëve zikaltër për të shijuar sërish titullin po merr formë dhe gjithnjë e më tepër duket më afër realitetit. Interi i këtij sezoni po shkon në rrugën e duhur drejt Skudetos, teksa rezultatet nuk po i mungojnë dhe tashmë e gjen veten në një pozicion të rehatshëm në tabelën e klasifikimit.

Skuadra e drejtuar nga Konte ka marrë 3 pikët e radhës mbrëmjen e sotme. Zikaltrit kanë mposhtur me shifrat minimale 0-1 Bolonjën, në një takim që u vendos nga goli i Lukakut i ardhur në minutën e 31-të. Interi tashmë numëron plot 68 pikë të grumbulluara dhe ka nisur shkëputjen nga Milani i vendit të dytë, që është në kuotën e 60 pikëve. Gjithashtu vlen të përmendet edhe fakti se zikaltrit kanë një ndeshje më pak se “djajtë“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/ClipsGoals/status/1378426467101642759

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online