Pret ftesën e Barcelonës A, trajneri Koeman sheh shkëlqimin e Rei Manajt nga stadiumi

Rei Manaj po gëzon një formë mjaft të mirë këtë sezon, ku po shkëlqen me gola në radhët e Barcelonës B. Formën e mirë e vazhdoi edhe me Kombëtaren, ku tundi rrjetën në ndeshjen me San Marinon, gjë të cilën e ka bërë sërish ditën e sotme. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në fitoren e ekipit katalanas kundër Alkojano, ku e renditi veten në listën e golashënuesve së bashku me Kojadon.

Por ky gol mbart me vete një tjetër vlerë për Manajn, pasi erdhi përpara syve të Ronald Koeman. Trajneri i Barcelonës ishte i pranishëm në stadium, ku pa nga afër shkëlqimin e futbollistit të Kombëtares shqiptare. Duke parë sezonin fantastik dhe shifrat që flasin për të, Rei Manaj pret ftesën nga ekipi A dhe prania e vete Koeman në stadium i jep më tepër shpresa për të përmbushur këtë dëshirë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online