VIDEO/ Interes i çmendur për finalen e Ligës së Konferencës, tifozët e Romës bëjnë spektakël edhe në… “Olimpiko“

Nisi si një projekt i ri që hasi në shumë dyshime, por në fund tregoi se ishte vendimi i duhur. Liga e Konferencës ka thyer të gjitha pritshmëritë dhe këtë e tregon vetë interesi i çmendur i tifozëve. “Air Albania” është tejmbushur nga mbështetësit e të dyja skuadrave, por nuk është i vetmi stadium nga ku po ndiqet finalja mes Romës dhe Fejnordit.

Tifozët nuk kanë gëzuar vetëm në shkallët e stadimit shqiptar, por edhe në “Olimpiko”. Tifozët e Romës kanë mbushur cep e më cep stadiumin e tyre, duke ndjekur përballjen në monitorët gjigantë të vendosur në fushë. Një atmosferë e jashtëzakonshme që ka arritur kulmin në monentin kur Zaniolo ka shënuar golin e avantazhit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *