Mauro Ikardi është rikthyer të luajë si titullar me Interin, teksa mungonte që nga fillimi i muajit shkurt. Argjentinasi, duket se ka rikthyer buzëqshjen edhe tek ekipi i tij, pasi e ka festuar kthimin me gol.
Në minutën e 40-të, sulmuesi ka shndërruar në gol një 11-metërsh, me Interin që po fiton me shifrat 0-3 në transfertën e Xhenoas. Ky ishte goli i parë për vitin 2019 në Serie A për ish-kapitenin, i cili nuk shënonte që prej 15 dhjetorit të vitit të shkuar.
#SerieA ??| ¡Volvió con todo! Mauro Icardi retornó al 11 titular del #Inter y marcó el 2-0 parcial sobre el #Genoa pic.twitter.com/NxBHOGAAas
— Zona 10 (@Zona10_ok) April 3, 2019