VIDEO/ Ibrahimoviç është i katërti në historinë e Serie A, golin e parë si 40-vjeçar e shënon… në portën e tij

Zllatan Ibrahimoviç nuk njeh moshë. Në fillim të muajti tetor suedezi festoi datëlindjen e tij të 40, por kjo nuk e ka ndalur të vazhdojë karrierën e tij si futbollist në nivele të larta. Shtatlarti i Milanit bëhet lojtari i katërt më i moshuar që shënon në historinë e Serie A. Vetëm Costacurta, Piola dhe Vierchoëod kanë pasur moshë më të madhe se ai.

Por e veçanta qendron në faktin se golin e parë si 40-vjeçar Ibrahimoviç e shënon në… portën e tij. Ishte fillimisht një autogol në ndeshjen ndaj Bolonjës i pari për të, ndërsa më fund të takimit arrin të tundë edhe rrjetën kundërshtare. Vlen të theksohet se ky ishte autogoli i parë në karrierën e gjatë të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online