VIDEO/ I thërrasin emrin e Shakirës dhe Kasijasi i bën provokimin e hapur, Pike: Unë jam kampion bote, ju jeni askushi

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Zherard Pike ka përjetuar një eksperiencë të hidhur në Madrid. Ish-lojtari i Barcelonës ka festuar në një diskotekë në kryeqytetin spanjoll përfundimin e sezonit në Ligën e Mbretërve. Por të pranishmit nuk i kanë kursyer ngacmimet, teksa kanë thirrur në kor emrin e ish-bashkëshortes së tij: “Shakira, Shakira”!

Ndërkohë, Pike i është kundërpërgjigjur me fjalët: “Çfarë keni? Unë jam kampion bote, ndërsa ju jeni askushi”. Por provokimi nuk ka përfunduar me kaq, pasi Kasijasi ka hyrë në skenë dhe ka kërkuar të kujtojë momentet kur u shpallën kampionë bote me këngën simbol të Kampionatit Botëror: “Waka-Waka”, e cila këndohet pikërisht nga Shakira./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *