VIDEO/ I shkoi pranë çmendurisë, ja si trajneri motivoi Dritën ndaj Fejnordit: Të gjithë jemi krijuar njësoj, por…

Drita ishte supriza e bukur shqiptare në Europë. Megjithëse përballë kishin një emër të madh e me traditë në kampionatin holandez, si Fejnordi, “intelektualët“ nuk u stepën aspak. Përkundrazi, dolën në fushën e lojës si të barabartë dhe i shkuan fare pranë çmendurisë. Takimi i parë u mbyll 0-0, ndërsa në stadiumin e tejmbushur në Holandë Fejordit iu desh një gol në minutën e fundit për të siguruar kualifikimin në shifrat 3-2.

Një dorë të madhe në këtë sukses e ka edhe trajneri Ardian Nuhiu, i cili ka ditur si të ngulisë mentalitetin fitues në mendjen e lojtarëve të tij. Klubi i Dritës ka publikuar tashmë edhe videon e fjalimit të Nuhiut përpara futbollistëve para se të niste dueli me Fejnordi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Fjalimi motivues i trajnerit ARDIAN NUHIU para ndeshjes me gjigantin holandez Feyenoord!
“Të gjithë jemi krijuar njëlloj por më të suksesshem janë ata të cilët punojnë më shumë prandaj, dil dhe puno fort, vrapo dhe duaje suksesin dhe merre atë..!
Dilni dhe tregoni kush jeni!!!
Nëse ka futbollistë të cilët mund të kalojnë këtë kundërshtarë, ata jeni ju!
Luani me guxim dhe personalitet.
Keni ëndërruar të gjithë për një ndeshje të madhe si kjo, keni punuar dhe sot me plot meritë jeni në këtë ndeshje!
Tani është mundesia e juaj, urdhëroni dilni dhe shijojeni ndeshjen.
Këto janë ndeshje në të cilat karriera e gjithë secilit prej jush mundet me mar tjetër kahje!!!
Gjithqka varet nga ju, e ne momentin që varet nga ju atëherë dilni dhe mos lejoni që me ju ik kjo mundësi.. FORCA DJEMA”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online